General Electric planifikon të ndalojë prodhimin e termocentraleve të reja me qymyr

General Electric ka njoftuar se planifikon të ndalojë prodhimin e termocentraleve të reja me qymyr, pasi konglomerati industrial amerikan po përqendrohet më shumë në burimet e rinovueshme për gjenerimin e energjisë.Kompania, e cila gjithashtu prodhon motorë të avionëve, tha se ndalimi i këtij aktiviteti do të shkurtoj shumë vende të punës.“Me transformimin e vazhdueshëm të General Electric, ne jemi përqendruar në gjenerimin e energjisë që kanë ekonomi tërheqëse dhe një trajektore rritjeje. Deri sa ndjekim këtë dalje nga tregu i energjisë me qymyr, ne do të vazhdojmë të mbështesim klientët tanë, duke i ndihmuar ata që të mbajnë impiantet e tyre ekzistuese”, tha nënkryetari i GE-së, Power Russell, përcjell Telegrafi.Kujtojmë se, Contour Global kishte përzgjedhur konglomeratin amerikan General Electric për inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen afatgjate të termocentralit “Kosova e Re”.Në vitin 2018, General Electric u vendos në mesin e Fortune 500 si ndërmarrja e 18-të më e madhe në SHBA nga të ardhurat bruto, me vlerë prej mbi 150 miliardë dollarësh.Ndryshe, kompania shquhet si ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më të vjetra energjetike në botë. Madje, ajo vlerësohet si kompania që ndriçoi gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sot, projektet energjetike të saj gjenerojnë 1/3 e gjithë energjisë elektrike në botë. Rreth 90 për qind të pajisjeve të transmetimit të energjisë elektrike janë të teknologjisë së General Electric.Thomas Edison, ndër zbuluesit më të shquar amerikan, ka themeluar General Electric në vitin 1892. Që atëherë, kompania ka vazhduar rrugëtimin dhe në vitin 2012 është shpallur kompania e katërt më e madhe në botë nga Forbes Global 2000.

Aktualisht General Electric numëron mbi 200 mijë të punësuar./eo

Artikulli paraprakIMPLIKIMET TEOLOGJIKE TË HISTORISË SË IBRAHIMIT ME YJET
Artikulli tjetërNGA VITI I ARDHSHËM PRITET TË ULEN TARIFAT PËR REGJISTRIM TË AUTOMJETEVE