Si t’i përgjigjeni pyetjeve më të zakonshme të një interviste pune?

A nuk do të ishte mirë të dinit saktësisht se cilat pyetje do t’ju bënte një rekrutues në intervistën tuaj të rradhës?

Por, akoma më mirë do të ishte sikur të dinit përgjigjet për këto pyetje.

Ne nuk mund të lexojmë mendjet tuaja, por do t’ju japim një listë me pyetjet më të zakonshme të intervistimit, së bashku me këshilla për t’ju përgjigjur të gjithave.

Si t’i përgjigjeni pyetjes “Më trego për veten tënde”?

Kjo pyetje duket e thjeshtë, kështu që shumë njerëz nuk arrijnë të përgatiten për të, por është e rëndësishme që:

  • Mos tregoni historinë tuaj të plotë të punës (ose personale).
  • Në vend të kësaj, jepni ndonjë detaj konciz dhe bindës dhe që tregon saktësisht se ju jeni përzgjedhja e duhur për punën.
  • Rekomandohet të përdorni në fjali të tashmen, të kaluarën dhe të ardhmen.
  • Flisni pak për rolin tuaj aktual (përfshirë fushëveprimin dhe mbase një arritje të madhe), jepni një kendvështrim mbi mënyrën sesi keni arritur atje dhe përvojën që përputhet me rolin ku po aplikoni.
  • Në fund, shpjegoni se pse dëshironi dhe pse do të ishit zgjidhja perfekte për atë rol.

 

8 këshilla për t’iu përgjigjur pyetjes “Më trego për veten tënde”

1.” Ndërtoni “përgjigjen tuaj rreth rolit dhe kompanisë
Shfrytëzojeni rastin! Në mënyrë që ta bëni këtë, ju duhet të kaloni kohë duke lexuar përshkrimin e vendit të punës, duke hulumtuar rreth kompanisë dhe të kuptoni se si mund ta tregoni historinë tuaj në një mënyrë që të përshtatet me atë çfarë kërkon kompania.

  1. Tregohuni profesional

Me fjalë të tjera, kjo nuk është koha për të folur për familjen tuaj dhe hobitë, përveçse në rastet kur ju dini diçka shumë specifike në lidhje me kompaninë dhe ajo çfarë do të tregoni do të jetë një plus për ju.

3. Tregoni pak pasion në përgjigjen tuaj

Pavarësisht faktit që përgjigjeja juaj duhet të jetë profesionale, nuk duhet t’ju ndalojë të tregoni mbi arsyen pse jeni të apasionuar pas punës suaj ose rreth kësaj kompanie, edhe nëse kjo i përket pak më shumë aspektit personal.

4. Përpiquni të qëndroni të përmbledhur (dhe përfundimisht mos e lexoni rezymenë tuaj)

Pavarësisht rolit tuaj, mos humbni kohë duke treguar çdo detaj të karrierës tuaj. Ju thjesht po tregoni se si do të flisni në takime me bashkëpuntorët, shefat dhe klientët.

  1. Praktikohuni (por mos memorizoni)

Ju nuk duhet të prisni derisa ta merrni këtë pyetje në një intervistë live për të provuar përgjigjen tuaj për herë të parë. Mendoni se çfarë doni të transmetoni për veten tuaj përpara çdo interviste dhe praktikoni duke e thënë atë me zë të lartë. Por, kujdes, mos mësoni fjali përmendësh.

  1. Njihni audiencën tuaj

Ashtu si për çdo pyetje në intervistë, do të duhet të siguroheni se e kuptoni se me kë po bisedoni. Ju mund t’ju kërkohet  “më tregoni për veten tuaj” në çdo fazë të procesit të intervistimit për një vend pune, duke filluar nga ekrani i telefonit e deri në raundet e fundit të intervistimit, por kjo nuk do të thotë që duhet të jepni të njëjtën përgjigje çdo herë.

  1. Tregohuni Pozitivë

Nëse jeni pushuar nga puna juaj e fundit, ky ndoshta nuk është momenti më i mirë për ta përmendur atë. Ka një kohë dhe vend për gjithçka. Ju nuk duhet t’i tregoni të gjitha në këtë përgjigje. Mos harroni se rekrutuesi krijon përshtypjen e parë rreth jush nga kjo përgjigje.

  1. Mos harroni kjo është shpesh përshtypja juaj e parë dhe ka rëndësi

Ju në të vërtetë keni vetëm një shans për të lënë përshtypjen e parë. Rekrutuesit thonë se shumica e vendimeve për marrjen në punë merren që në minutën e parë, që përfshin përshëndetjen tuaj, shtrëngimin e dorës, kontaktin me sytë dhe gjënë e parë që thoni, e cila shumë mirë mund të jetë përgjigja juaj për pyetjen “më tregoni për veten tuaj”. Ndaj, kini kujdes! Silluni natyrshëm dhe jini të fokusuar në atë që doni të arrini.

 

/duapune/

Artikulli paraprakKufizimet për biznesmenë
Artikulli tjetërLubonja: Rrugëtimi ynë nga diktatura në post demokraci