KTHIMI NGA TË MENDUARIT NEGATIV NË TË MENDUAR POZITIV

Mbështetju All-llahut të Lartësuar!

“Nëse je në vështirësi, mbështetiu All-llahut se me të vërtetë All-llahu i do ata që i mbështeten Atij!”

(Ali Imran: 159)

Në ora 6 të mbrëmjes së katërmbëdhjetë të muajit korrik të vitit 2000 në zyrën time në Kanada, isha duke lexuar një punim shkencor për dëmet e duhanit, dëmet e tij trupore edhe psikike. Ndërkohë që isha përqendruar në lexim ndjeva një dhembje të madhe në pjesën e djathtë të kokës. Mundohesha ta largoj dhembjen duke përdorur disa prej metodave me të cilat zakonisht e tejkaloj dhembjen, por nuk pata mundësi ta ndaloj, përkundrazi ajo shtohej më shumë. Aso dhembje koke nuk kisha pasur kurrë më parë. Më erdhi bashkëshortja në zyrë që të më pyesë nëse doja të dilnim të darkonim familjen diku jashtë, por unë ishta shtrirë për toke nga dhembja dhe ajo, pa një e pa dy, më dërgoi në spitalin më të afërt nga vendi ku ishim. Dhe pas 30 minutave mjeku konstatoi se ishte një dhembje koke e shkaktuar nga puna e madhe dhe presioni, ndaj më dha disa barna.

U kthyem në shtëpi, por dhembja nuk kishte të ndalur, përkundrazi ajo shtohej më shumë ndaj u ktheva përsëri në spital. Më kontrolloi një mjek nie prejardhje indiane dhe më tha se ishte i habitur nga ajo që më kishte thënë mjeku që më kontrolloi herën e parë. Pa ndërmarrë asgjë për të më ndaluar dhimbjen, ai thirri automjetin e ndihmës së shpejtë dhe më udhëzoi për në spitalin kryesor të Monterialit. Më morën disa infermiere dhe mjeku specialist e më dërguan në urgjencë. Isha i shqetësuar nga ajo se ç’po ndodhte dhe se çdo të më ndodhte.

Çdo gjë qarkullonte me shpejtësi marramendëse. Më bënë fotografim mjekësor dhe pastaj mjeku specialist i tha bashkshortes sime: “Burri yt ka pësuar një sulm (infarkt) në pjesën e djathtë të kokës gjegjësisht të trurit dhe kjo diagnozë quhet “kafarinoma” ose “kefrens hemanigoma”.” I tha, gjithashtu, se jam në një gjendje të rëndë dhe në një rrezik të madh. Tha se po prisnin kryesorin e sektorit të tyre që të më operonin.

Erdhi mjeku, më kontrolloi dhe ndaloi që të operohem atë ditë, tha se sulmi ka prekur një pjesë në thellësinë e trurit dhe tha se mund të lëndojmë diçka tjetër gjatë operimit. Për këtë arsye, është më mirë ta shtyjmë operacionin për të nesërmen. Urdhëroi të më japin infuzione dhe barna të tjera deri në mëngjes. Ndërsa mua më këshilloi të mos lëviz fare dhe urdhëroi infermieren përgjegjëse të kujdeset dhe për çfarëdo rasti urgjent të lajmërojë atë.

E gjithë kjo po ndodhte ndërkohë që unë kisha dhembje të papërshkrueshme dhe po mendoja me vete: unë nuk konsumoj duhan, nuk pi asgjë të dëmshme për shëndetin, jetoj jetë harmonike dhe me program. Merrem me sport, së paku, një orë në ditë. Edhe tensionin e kam mirë, shtypjen e gjakut e kam normale…, atëherë pse pësova sulm në kokë?!

Nuk kam fjetur as edhe një moment të vetëm deri në mesnatë derisa dhembja arriti kulmin. Aq dhembje kisha saqë mendova se koka do të më pëlcasë nga dhembja e madhe!!!

Erdhi infermierja dhe lajmëroi urgjencën. Erdhen e më dhanë diçka të fortë saqë e humba vetëdijen dhe nuk kam pasur vetëdije deri në ora 5 të mëngjesit, atëherë erdhën mjekët dhe filluan të më kontrollojnë nëse jam apo jo gati për operim.

Çdo minutë më dukej sikur të ishte një vit i tërë, dhimbja vazhdimisht rritej dhe diku nga ora 11 e mëngjesit ndjeva rrahje të shpejta të zemrës dhe isha si i ngulfatur e as nuk mundja të merrja frymë siç duhet. Në atë moment mendova se erdhi fundi i jetës sime dhe nuk e pashë të arsyeshme të kërkoja ndihmë nga askush. U drejtova me të gjitha ndjenjat dhe shqisat e mia drejt Atij, i Cili krijoi shkaqet, drejt All-llahut te Madhërishëm. lu luta Atij dhe lotët më rridhnin ne faqe, iu luta me një lutje të sinqertë dhe iu luta të beje me mua ç’të ketë dëshirë se do të më gjejë – insha’All- llah – nga durimtarët.

All-llahun e Madhërishëm e kam dëshmitar të asaj që po them: pasi që iu mbështeta Atij — të Plotfuqishmit dhe të Vetmit – dhembja filloi të pakësohet derisa mu ndal tërësisht. Pastaj i kërkova gruas sime të më ndihmojë të ngrihem e t’i fal dy rekate namaz për ta falënderuar All-llahun e Lartësuar. Kur mori vesh mjeku se kam lëvizur nga krevati erdhi shpejt e shpejt dhe urgjentisht më urdhëroi të bëj fotografim mjekësor tjetër dhe e bëra. Më kontrolloi, u habit ai dhe të tjerët. Vërtetoi se gjakderdhja është shëruar dhe dhembja ka kaluar sikur të ishte hequr me dorë.

Qëndrova në spital një vit të plotë dhe ishte qëndrimi aty mësuesi im më i madh. Pashë njerëz që lëngonin nga sëmundje të ndryshme dhe dëshira e tyre e vetme ishte shëndeti. I dëgjoja duke thënë se jemi të gatshëm të japim gjithë pasurinë tonë vetëm e vetëm të shërohemi.

Mësova shumë nga qëndrimi im dhe nga ajo që pashë aty. Mësova se bota është e përkohshme, por jo vetëm në fjalët që ne dëgjojmë apo edhe vetë ne i themi herë pas here, por e mësova me ndjenja dhe me bindje se është ashtu.

lu afrova më shumë All-llahut të Lartësuar dhe e mora mësimin për të cilin kisha hyrë në spital dhe ai ishte: kthimi im drejt All-llahut të Madhërishëm, mësimi i fesë dhe shpirtërores dhe që t’u mësoj njerëzve atë që unë e mësova nga jeta ime, t’u mësoj atyre si te afrohen tek Zoti i Plotfuqishëm, si t’i mbështeten Atij me mbështetje të plotë. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Librin e Tij: “…Dhe kush i mbështet All- ‘llahut, Ai (All-llahu) do t’i mjaftojë atij. “(Et-Talak: 3)

Dola nga spitali dhe u ktheva në shtëpi pa u operuar fare. Gjakun e kam shumë mirë dhe pasoja që në shkaktoi sulmi u zvogëlua prej 2 cm në 0.5 cm.

Që sot mbështetju All-llahut të Lartësuar, të Vetmit, mos u frikëso nga asgjë e as nga ndonjë njeri. Furnizimi vjen vetëm prej All-llahut, se sa do të jetosh e ke të caktuar nga All-llahu dhe ta dish se Ai – i Plotfuqishmi – të do më shumë se sa ti mund ta imagjinosh dashurinë e Tij ndaj teje.

Mbështetju Atij me seriozitet dhe do ta shohësh se si Ai do të të japë gjithmonë zgjidhje të problemeve, do të të furnizojë nga ti nuk e pret, sepse Ai është shkaktari i shkaqeve, është Fisniku i gjithë fisnikëve. Ka thënë i Dërguari i Tij – Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Sikur t’i mbështeteni All-llahut të Lartësuar me mbështetje të vërtetë Ai do t’ju fumizojë ashtu siç i furnizon shpendët!”

Ta kujtosh All-llahun nëse e ke harruar

Do të vjen fumizimi nga ku nuk e ke menduar.

E si frikësohesh nga varfëria kur All-llahu është Furnizuesi

Ai, Furinzon shpendët dhe gjallesat që deti i ka në thellesi.

 

Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakTrajtoni punonjësit si individë
Artikulli tjetër6 shprehi që ju pengojnë në punë dhe sukses