Ballina Shkencë dhe teknologji Teknologjia Apple tregon se si do të duket sistemi i ri operativ IOS...

Apple tregon se si do të duket sistemi i ri operativ IOS 14

Apple

Apple ka njoftuar se do të nxjerrë versionin e ri të sistemit operativ për iPhone, atë IOS 14. Sipas kompanisë amerikane, IOS 14 do të jetë në dispozicion në vjeshtë për përdoruesit e iPhone.

Përdoruesit, që duan ta kenë më herët në aparatin e tyre celular versionin e ri të sistemit operativ, në muajin korrik do të dalë versioni Beta i IOS 14.

Apple ka sqaruar gjithashtu se versioni i ri do të jetë funksional edhe për iPhone 6S.

IOS 14 do të ketë ndryshime të theksuara. Hapja e aplikacioneve do të bëhet më e thjeshtë. Ekrani do të ridizajnohet dhe do të ofrohet mundësia për të vendosur ëidget përkrah aplikacioneve. Ndryshime ka pësuar edhe asistenca zanore, Siri.

Një opsion do të vendoset në fund të ekranit që ju bën të ditur se funksionaliteti i Sirit është aktiv. Për herë të parë, Siri do të jetë në gjendje që të dërgojë edhe mesazhe zanore.

IOS 14 do të ofrojë gjithashtu një aplikacioni përkthimi, që do të jetë i ngjashëm me Google Translate. Fillimisht do të përmbajë 11 gjuhë, por të tjera do të shtohen me kalimin e kohës.

Artikulli paraprak10 vendet më të mira në botë për të punuar dhe për të bërë biznes
Artikulli tjetërFugaku – kompjuteri më i shpejtë në botë, po e studion përhapjen e Covid-19