Kufizimet për biznesmenë

Pajtueshmëria me kodin

Parimet e këtij kodi duhet të përmbushen, pasi kjo është një marrëveshje që duhet të respektohet, madje edhe në qoftë se neve dallojmë nga to në disa aspekte. Kjo është ajo të cilën Allahu i Lartësuar na urdhëron ta bëjmë përmes Fjalëve të Tij:

“Premtimin zbatoni, pse për premtim ka përgjegjësi.” (El-Isra: 34)

“]o, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim, Allahu i do ata që ruhen.” (Ali Imran: 76)

Suneti përfshin shumë shembuj të haditheve të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-Iem], të cilat theksojnë obligimin e përmbushjes së premtimeve tona. I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kushdo nga ju që bën marrëveshje (premtim) me të tjerët, nuk duhet ta thyejë atë ose ta hedhë mënjanë, derisa afati i saj të përmbushet.”

Bindja ndaj pikave të kodit sjell një ekuilibër në biznes dhe përmbush qëllimet e ligjshme të biznesmenëve, të cilat përfshijnë shumë përfitime dhe dobi për individët, shoqërinë dhe Umetin në përgjithësi.

Kufizimet dhe sanksionet

Zbatimi i sanksioneve të caktuara në këtë kod, ka për qëllim rafinimin, korrigjimin, përmirësimin dhe kuptimin e qëllimeve të denja. Komisioni i formuar nga njerëzit e biznesit është përgjegjës për ekzekutimin e procedurave disiplinore, të cilat ndryshojnë në bazë të seriozitetit të shkeljeve të kryera. Dënimet e tilla prezantohen në disiplinë qortuese.

Ajo e cila thekson domosdoshmërinë e sanksionimit mbi ata që shkelin zotimet e tyre, janë Fjalët e Allahut të Lartësuar:

“Dhe vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë -për t’i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t’i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre.” (En-Nexhm: 31)

Sa i përket ekzekutimit të sanksioneve, i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Pasha Allahun, sikur Fatimja, e bija e Muhamedit të vidhte, sigurisht se do t’ia amputoja dorën.”

Qëllimi kryesor prapa sanksioneve të tilla është korrigjimi i sjelljeve të disa biznesmenëve, mbrojtja e biznesit së bashku me shoqërinë si tërësi nga efektet negative të kësaj sjellje dhe ndalimi i shpeshtimit të shkeljeve të ligjit.

Artikulli paraprakSi të dukeni më i mençur në një takim?
Artikulli tjetërSi t’i përgjigjeni pyetjeve më të zakonshme të një interviste pune?