Edukimi financiar: A udhëhiqni ju me paratë tuaja apo paratë udhëheqin me ju?

“Zgjedhja është e juaja. Të përpiqeni vazhdimisht për të lidhur muajin me muaj ose të
menaxhoni paratë tuaja me mençuri, për të nxjerrë maksimumin nga ato që keni”.

“Gjithmonë dalin gjëra për të cilat ka nevojë për shpenzime shtesë. Kjo thjesht është e pashmangshme…”

Menaxhimi me para vlen për të gjithë, e jo vetëm për njerëzit me shumë para.

A janë të definuara qëllimet tuaja financiare? Sa para janë të nevojshme për t’i realizuar ëndërrat tuaja?
Në qoftë se përgjigjja juaj është “shumë”, me siguri keni aspirata – por a mund t’i shndërroni në “qëllime” konkrete, me shuma dhe afate konkrete?

Çdokush do të duhej të menaxhonte me paratë e tij dhe të gjejë mënyrën për të kursyer më shumë.
Në qoftë se nuk mundeni t’i ndiqni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja, jeni të ekspozuar ndaj rrezikut të blerjes së gjësendeve për të cilat ju nuk keni nevojë, ose shpenzimeve të tepërta.

Nuk më pëlqen të jem koprrac – kursimi nuk është për mua!

Kursimi nuk ka të bëjë me koprracinë. Ajo është një zgjedhje e mençur.

A ju duken shumë 10% e të ardhurave tuaja mujore për t’i kursyer? Në fillim kjo shumë mund të ju duket e vogël, por për më shumë se një vit, fitoni 120% ose më shumë se të ardhurat tuaja mujore, vetëm si rezultat i kursimit.

A nuk mendoni se ia vlen?

“Në fakt është me të vërtetë i lehtë dhe nuk ka asnjë arsye të mos e bëni.
Është e rëndësishme që të keni një plan të thjeshtë dhe t’i përmbaheni atij. Disiplina juaj do të paguhet!”

Nëpërmjet menaxhimit të duhur dhe monitorimit të asaj që keni shpenzuar, do të kurseni 20% të shpenzimeve tuaja. Si? Duke mësuar se si t’i zbuloni shpenzimet e panevojshme dhe duke sjellë vendime më të mira në lidhje me shpenzimet. Provoni!
Planifikimi është i rëndësishëm.

Menaxhimi i financave personale është i rëndësishëm. Ndjekja e shpenzimeve është e rëndësishme. Pak rregull dhe disiplinë, do t’ju ndihmojë që të përmirësoni jetën tuaj.

Filloni ti ndiqni shpenzimet tuaja sot!

Krijoni si shprehi të përditshme t’i rishikoni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja dhe t’i analizoni me kujdes, që t’i identifikoni shpenzimet që mund të shmangen. Mësoni t’i vëreni shprehitë tuaja të këqija!

Hapi 1:
Vendosni si familje: çfarë dëshironi të arrini, sa para ju duhen dhe deri kur? Qëllimet mund të jenë për familjen (për shembull për arsimim).

Hapi 2:
Analizoni të ardhurat tuaja: shkruani të gjitha burimet e të ardhurave për periudhën e ardhshme.
Në qoftë se nuk keni numra të saktë, mundohuni t’i përafroni.
Llogaritni shumën totale mujore nga të ardhurat e mëposhtme:
• paga mujore
• pensioni
• fitimi nga shitja e produkteve të caktuara
• të ardhura tjera.

Sa është shuma e të ardhurave tuaja familjare?
Janar Shkurt Mars etj.

Shuma e të ardhurave

Mbani mend: KREDITË NUK JANË TË ARDHURA

HAPI 3:
Planifikoni shpenzimet tuaja për periudhën e njëjtë.
Shkruani numra të përafërt në bazë të përvojës së mëparshme.
SHKRUANI PAGESAT E KËSTEVE SI SHPENZIME PËR ÇDO MUAJ!

Llogaritni shumën mujore për këto lloje të shpenzimeve: Janar Shkurt Mars etj.

  • ushqim
  • transport
  • energjia elektrike
  • qiraja
  • ujë/gaz
  • telefon / internet
  • nevojat e fëmijëve
  • festa dhe dhurata
  • të gjitha pagesat për kreditë
  • pushime
  • furnizime tjera të planifikuara
  • veshmbathja
  • shpenzime të tjera

 

Shtoni një shumë të shpenzimeve të cilat nuk mund të parashihen (për raste urgjente dhe shpenzime të papritshme).

Tani llogaritni shumën totale të shpenzimeve dhe furnizimeve:
Janar Shkurt Mars etj.

Shpenzime dhe furnizime

Mbani mend: MOS MERRNI KREDI PËR SHPENZIMET E PËRDITSHME! 

BUXHETI FAMILJAR:
Janar Shkurt Mars etj.

Të hyrat totale
Shpenzime dhe furnizime
Kursimi mujor
(të hyrat MINUS shpenzimet)
Kursimi vjetor

 

HAPI 5:
Krahasoni kursimin tuaj mujor me qëllimet mujore financiare. A keni kursime të mjaftueshme që t’i arrini qëllimet tuaja?

Nëse jo, mund të mendoni për huazime, apo blerje me këste.

Mbani mend: Pagesa juaj mujore për kredin/blerjen me këste duhet të jetë 70-80% më e vogël se kursimi juaj mujor.

Nëse merrni kredi, atëherë mbani mend se duhet të shtoni pagesën mujore të kredisë në buxhetin tuaj të ardhshëm, sepse kthimi i kredisë nënkupton rritje të shpenzimeve dhe zvogëlim të kursimit.

BQK

 

Artikulli paraprakEdukimi financiar: Bankat që operojnë në Kosovë
Artikulli tjetërPyetjet më të shpeshta për licencimin bankar në Bankën Qendrore të Kosovës