A jam unë fatlum? Suksesi i vërtetë dhe shmangja e vajtimit të përhershëm

FSHEHTËSITË TË CILAT SHËNOJNË MBIJETESËN

Pasi që je drejtuar për udhëtim drejt suksesit, atëherë duhet ta ndiesh vlerën luftës për sukses. Pasi që të mendosh mirë për vetveten tënde dhe për ata që janë përreth teje, do të vëresh se luftërat vijnë nga të gjitha anët.

Dhe që të mbijetosh në sukses pa kufi, është e domosdoshme që t’i njohësh dhe t’i arrish në mënyrë rrënjësore, fshehtësitë, që janë treguar në katror, të cilat sigurojnë fat. Në këtë rast do të qëndrosh drejt dhe do të synosh drejt artit të suksesit.

KËNAQËSIA E BRENDSHME

“O shërbëtor i trupit, sa vuan për shkak të shërbimit tënd,
Nuk e lodhe shpirtin tënd me poshtërimet dhe humbjet.
Afroju shpirtit tënd, plotësoji virtytet e tij,
Sepse ti je njeri me shpirt, e jo me trup.”

A JAM UNË FATLUM?

Pyetja më e rëndë të cilën njeriu mund t’ia parashtrojë vetvetes kur ai është në vetmi, atëherë kur logjikon thellë për realitetin, është:
A jam unë fatlum? Ndoshta ai ka arritur funksionin më të lartë në shoqëri, posedon pasuri të shumta, njerëzit e përmendin dhe flasin vetëm për të, mirëpo a është njeriu i atillë vërtet fatlum?

A paraqesin arritjet e tij fat të vërtetë apo vetëm formalitet? A ndihet njeriu i
këtillë fatlum dhe i kënaqur? A ndien në thellësinë e shpirtit të tij kënaqësi të vërtetë?

PUSHIM I LEHTË
Ndalu per një moment; qëndro vetëm me veten tënde, largohu nga njerezit, hesht para
ndjenjave të tua të thella dhe pyete vetveten tënde: A jam unë fatlumë?

Pyetjet, të cilat shkaktojnë luftë dhe vështirësi në shpirt, janë të llojit të këtillë: Kush jam unë? A e njoh vetveten time? A i njoh aftësitë e mia? A kam qëllim në jetën time?
A dëshiroj që pas vdekjes sime të lë ndonjë gjurmë të bukur?

Numri më i madh i njerëzve merren me këto pyetje vetëm para fundit të jetës së tyre. Nga dita në ditë, këto pyetje depërtojnë në brendinë e njeriut, në jetën e tij rutinë dhe pasojë e tyre është lufta. Kjo luftë shkakton pakënaqësi në shpirtin e njeriut, ndërsa tek perëndimori shkakton edhe brenga të papara dhe barrë të rëndë, andaj 80% e shoqërisë amerikane pason veset e dëmshme dhe praktikon të këqija të tilla siç është alkooli dhe droga. Pse? Përgjigja është e thjeshtë. Për shkak të mosekzistimit të prehjes dhe kënaqësisë shpirtërore.

Pikërisht kjo bën që në disa shtete, siç është p.sh. Suedia, njerëzit të jetojnë me brenga dhe me ngarkesa shpirtërore, edhe pse populli suedez është i vetmi popull që bën një jetë si në ëndrra kur është fjala për standardin jetësor dhe përparimin ekonomik dhe ku nuk ndihet asnjë frikë nga varfëria, pleqëria ose papunësia. Duke marrë parasysh argumentet e lartshënuara, qytetarët prapëseprapë jetojnë me brenga. Tërë jetën janë nën një frikë të rëndë, nën një presion (shpirtëror).. Vazhdimisht ankohen, janë të pakënaqur, të dëshpëruar dhe të shqetësuar deri në atë masë sa që ndonjëri i jep fund jetës nëpërmjet vetëvrasjes”.

Natyrisht, në pyetje është çështja shpirtërore dhe ankthi, rrënjët e të cilëve gjenden thellë në shpirtin e njeriut. Këto çështje shpirtërore bëjnë që, në SHBA, treqind policë në një vit, dhjetëra prej tyre vetëm në Nju Jork, të kryejnë vetëvrasje, ndërsa prej vitit 1987 numri i vetëvrasjeve te policët amerikanë është vazhdimisht në rritje.
Të gjitha këto janë shkaqe të cilat shpien në një vuajtje të jashtëzakonshme shpirtërore, në vështirësi dhe brenga, edhe pse shumë më herët Islami i largoi këto vuajtje dhe mundime, atëherë kur Allahu në Kur’anin Fisnik shpalli: “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”.  (er-Rad, 28).

Me të vërtetë, fshehtësia e vetme e suksesit është qetësia dhe kënaqësia e zemrës, që e bëjnë njeriun të kënaqet në jetën e tij. Ajo është fshehtësia të cilën e zbuloi imam Ibnul Kajimi, i cili ka thënë:
“Në zemër mund të lindin çrregullime qe mund të mposhten po qe se ajo i drejtohet Allahut
të Lartëmadhëruar; në zemër ekziston një egërsi që mund të zhduket vetëm përmes dashurisë ndaj Allahut të Lartëmadhëruar; në zemër ekziston dëshpërimi që mund të mënjanohet vetëm përmes fatit, për shkak të njohjes së Allahut dhe raportit të pastër e të sinqertë me Të.

Në zemër ekziston brengë e cila mund të qetësohet vetëm po qe se ajo i afrohet Allahut të Lartëmadhëruar. Në zemër ekziston zjarri i dëshpërimit të cilin mund ta shuajë vetëm kënaqësia dhe durimi ndaj urdhrave, ndalesave dhe normave të Allahut xh. sh., deri në Ditën e Gjykimit. Në zemër ekziston mjerim të cilin mund ta zevendesojë vetëm dashuria ndaj Allahut, pendimi i sinqertë ndaj Tij, si dhe të përmendurit e Tij në mënyrë të sinqertë.
Madje edhe nëse zemra e ka fituar tërë këtë botë dhe gjithçka që është në të, nuk do të mund ta mposhtte mjerimin dhe varfërinë që lindin në të (zemër)”.

Këtu bëhet fjalë për raportet me Allahun, për orientimin e njeriut në raportin ndaj Tokës dhe qiellit, që e bën njeriun të jetojë i qetë dhe fatlum. Bëhet fjalë për fshehtësinë e cila imam Ahmed ibn Hanmbelin e bëri ne fat dhe të qetë, edhe pse rrobat e tij ishin lecka të cilat ai vetë i kishte arnuar, edhe pse jetonte në një shtëpi prej balte, edhe pse ushqehej vetëm me një copë bukë dhe me vaj. Pas tij mbetën këpucët e tij, për të cilat përkthyesit e veprave të tij transmetojnë: “Shtatëmbëdhjetë vite barti të njëjtat këpucë. Arnonte me dorën e vet. Hante mish një herë në muaj. Sipas kritereve të sotme, ai ka qenë një njeri i mjerë dhe i varfër, megjithatë ata (që e lakmojnë këtë botë) nuk e dinë se kënaqësinë e brendshme dhe fatin e brendshëm nuk mund t’i perceptojë askush nga gjinia njerëzore, për shkak se ato janë thellë në brendinë e njeriut, për atë se fati dhe kënaqësia kanë lidhje me
Allahun xh.sh. Në të vërtetë, fjala është për shpirtin që i jep ritmin jetës; fjala është për dritën që njeriut ia shndrit rrugën; fjala është për fshehtësinë që është art i suksesit: “Atëherë kur Allahu i Lartëmadhëruar e dashuron robin e Tij, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: ‘Allahu i Lartëmadhëruar e do atë njeri, duaje edhe ti’, kështu që Xhibrili e do atë. Më pas Allahu i thërret banorët e qiejve: “Allahu i Lartëmadhëruar e do atë njeri, dojeni edhe ju”, e kështu e duan edhe banorët e qiejve. Pastaj Allahu i dhuron atij njeriu edhe dashurinë e njerëzve të tjerë në Tokë” (Buhariu-220 dhe Muslimi-2637).

Arti i suksesit nuk mund të arrihet vetëm përmes pajtimit dhe fjalëve të bukura, ai mund të arrihet vetëm përmes fshehtësisë më të madhe, përmes raporteve me Allahun e Lartëmadhëruar dhe përmes imanit (besimit) të fuqishëm që sjell me vete kënaqësi të brendshme.

Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta bësh të shkëlqyer jetën përreth teje, do t’i përcjellësh buzëqeshjet që shndrisin me kënaqësi dhe do të jetosh jetë të lumtur.

VAJTIMI I PËRHERSHËM

Atëherë kur Abdullah ibn Abbasi (radijAllahuanhu) e kishte humbur të parit dhe e kishte kuptuar se do të jetonte i verbër deri në fund të jetës dhe se do të ishte peng i errësirës ndaj jetës dhe qenieve të gjalla, ai nuk e kishte vajtuar fatin e tij të rëndë. Përkundrazi, ai e kishte deklaruar kënaqësinë e tij të brendshme duke thënë:
“Nese Allahu ia ndaloi syve të mi dritën e Tij,
Gjuha dhe zemra ime e kanë dritën e tyre.
Zemra ime është e mençur, ndërsa mendja ime nuk është çrregulluar,
E në buzë qëndron shpata, e cila assesi nuk është e thyer”.
Njerëzit e këtillë ishin fatlumë të vërtetë. Ata ndriçonin me buzëqeshjet e tyre të sinqerta, buzëqeshje që buronin nga zemrat që paraqisnin kënaqësinë e brendshme të thellë. Do të theksojmë shembullin e Ibn Tejmijes, atëherë kur ai ishte burgosur në një nga burgjet e Damaskut. Ai vetëm buzëqeshte dhe, në atë mënyrë, iu mbante leksione të tjerëve se si arrihet në të vërtetë kënaqësia. Atëherë ai thërriti:
“Çka janë duke më përgatitur armiqtë e mi? Xheneti im dhe kopshti im qëndrojnë në gjoksin tim, e kudo që të shkoj ato vijnë pas meje, nuk më braktisin. Burgosja ime është vetëm një tempull për mua, mbytja ime është dëshmi, ndërsa dëbimi nga vendi im s’është veçse një udhëtim i këndshëm”.

Kjo është thirrja e fundit për të humburit, për ata të cilët mundohen dhe për ata të cilët janë të robëruar nga kjo botë. Ata u preokupuan me zbukurimet e kësaj bote, andaj mblodhën gjithçka që ishte e mundur, përjetuan kënaqësi në gjithçka, flinin në dhoma komode dhe fitonin me duart e tyre para të shumta: A jeni ju të kënaqur? A jeni ju fatlumë?

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Artikulli paraprakÇka është suksesi? Si bëhet lufta për suksesin?
Artikulli tjetërShoqëria në harmoni: Si të jemi në një rreth i cili na mban të lumtur dhe produktiv