A hynë tregtia me këste në kuptimin e dy shitjeve në një tregti

Në lidhje me argumentin e dytë, tek i cili u mbështetën ata që nuk e shohin të lejuar këtë transaksion, për hadithin:
‘’Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka ndaluar që të bëhen dy shitje në një tregti (transaksion)” dhe hadithin: “Kush bën dy shitje në një tregti, ose të marrë çmimin më të ulët ose ka rënë në kamatë”, themi se përgjigja ndaj këtyre dy argumenteve bëhet në dy aspekte.

Aspekti i parë: Nuk është e saktë se me “dy shitje në një regti”, është për qëllim shitja e një malli me dy çmime, njëri nëse shitet me para në dorë, kurse tjetri me borxh. Kjo për faktin se dijetarët në kuptimin e frazës “dy shitje në një tregti”, kanë kryesisht katër mendime.
1. Transmetohet nga Imam Shafiu dhe Imam Ahmedi se hadithi: “dy shitje në një tregti” ndalon që një kontratë tregtie të kushtëzohet me një tjetër, sikurse të thuhet gjatë aktit të shitblerjes:
‘‘po ta shes makinën time për kaq para, me kusht që ti të më shesësh shtëpinë tënde për kaq para”, ose të thuhet: “po ta shes shtëpinë time për kaq para, me kusht që të blesh edhe një shtëpi tjetër nga unë”. Gjithashtu sipas tyre në këtë kuptim hyn edhe nëse një kontratë bashkohet me shitje dhe donacion në të njëjtën kohë.
2. Disa juristë islam kanë theksuar se ky hadith ka të bëj me shitblerjen i’neh, që në fakt është formë e hiles dhe e manipuimit, me anë të së cilës njeriu realizon dy shitblerje të ndërlidhura dhe bie në kamatë edhe pse nuk e quan ashtu. Shembulli i kësaj është që ta blejë një artikull me 1000 euro me pagesë të vonuar dhe të njëjtin artikull t’ia rishes personit nga i cili e bleu për 800 euro me para të gatshme. Kështu ai i realizon dy shitblerje të ndërlidhura dhe arrin deri te marrja e parase se gatshme, për ta paguar atë shumë më vonë, por me shtim. Për këtë lloj shitblerjeje më gjerësisht, do të flasin pak më poshtë. Këtë koment hadithit ia bën Ibën Tejmije,
ndërsa Ibën Kajimi pasi përzgjedhë se kuptimi i hadithit është tregtia i’neh, ka thënë: Ky është kuptimi i hadithit i cili përcillet rreth dy shitjeve në një tregti dhe nuk ka ndonjë kuptim tjetër përveç kësaj.”
3. Qëllimi me “dy shitje në një tregi” është për qëllim shitja e borxhit me borxh, pra nëse njeriu i ka borxh tjetrit diçka, nga një tregti e mëhershme, kur të shkoj ky për ta kërkuar atë borxh, ai ti thotë ma shit borxhin tënd, për një afat tjetër me një shtim.
Këtë koment ia bënë Hatabiu.
4. Sipas mendimit të katërt, qëllimi me “dy shitje në një tregti” është që shitësi t’i vendosë njëmalli dy çmime; njëri nëse blihet me para të gatshme, tjetri nëse pagesa behet me vonesë dhe kështu të realizohet kontrata e tregtisë, pa specifikuar se me cilin çmim është blerë malli, pra duke lënë në dispozicion që pagesa të bëhet me dy çmime. Për shembull të thuhet: “ky artikull është 100 euro me para në dorë dhe 150 me pagesë të
vonuar deri në nje vit” dhe kështu kontrata të realizohet, duke lënë në dispozicion të dy çmimet. Ky është komenti i shumicës së ulemave, sikurse Ibën Mesudi, Simaku, i cili është transmetuesii i këtij hadithi, pastaj Shafiu, Tavusi, Tirmidhiu, Hakemi, Hamadi, Shevkani dhe të tjerë.
Tirmidhiu ka thënë: “Disa dijetarë e kanë komentuar thënien: “dy shitje në një tregt”, është sikurse ti thotë blerësit se po ta shes këtë rrobë, me para të gatshme dhjetë (dërhemë) dhe
njëzetë (dërhemë) me pagesë të vonuar. Kështu të mos ndahen duke u dakorduar në njërin çmim. Nëse ndahen duke u dakorduar me njërin çmim atëherë nuk ka gjë (lejohet)”.
Ndërsa, komenti se ky hadith ndalon që një mall që shitet me dy çmime edhe nëse kontrata e tregtisë përmbyllet me njërin çmim, përderisa blihet me çmimin më të lartë, është koment i
atyre të cilët e kanë ndaluar tregtinë me këste. Por përzgjedhja e këtij komenti të hadithi, nuk është e drejtë dhe nuk disponon argument që të mbështetemi në të.
Aspekti i dytë: Në lidhje me pjesën: “..ai ose të marrë çminin më të ulet ose ka rënë në kamate” në hadithin e dytë, disa dijetarë të hadithit e kanë trajtuar këtë shtesë si të dobët, pasi në zinxhirin e transmetuesve është Muhamed Amër Alkame. Megjithëkëtë, edhe nëse vërtetohet kjo pjesë, atëherë kuptimi i saj është se ka të bëj gjatë tregtisë i’neh, ashtu si e komenton Ibën Kajimi, se
personi i cili merret me tregtinë i’neh nëse do ta përmirësoj veprimin e tij, atëherë duhet ta blej mallin me çmimin më të ultë, përndryshe ky veprim e shpien në kamatën e ndaluar. Kurse
që kjo pjesë e hadithit të komentohet se është për qëllim tregtia me këste, këtë e kanë mohuar ulematë, përgjithësisht, kurse në mënyrë të qartë, ky mohim vërtetohet nga Imam Shafiu, Imam Ahmedi, Hatabi, Merginani, Ibën Tejmije, Ibën Kajimi, Neveviu, Tirmidhiu, Shevakani dhe shumica dërmuese e dijetarëve bashkëkohorë, sikurse Ibën Bazi, Uthejmini, Muhamed Tekijudin Uthmani, Ali Salusi, etj.

Alaudin Abazi

Artikulli paraprakPretendimi i analogjisë me kamatën e vonesës (riba nesie)
Artikulli tjetërATK grumbullon 432 milion euro për periudhën Janar-Tetor