Çelësat e strategjisë ekonomike sipas Kur’anit

All-llahu i Madërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: “Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreko aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!” (El Kasas, 76)

Në versetin e cituar të Kur’anit fisnik, All-llahu i Madhërishëm na sjellë shembullin e një personi inteligjent ekonomik, duke na tërhequr vëmendjen në strategjinë e veçantë ekonomike të këtij personi.

Ky hebre i pasur me emrin Karun, ishte i afërt nga gjaku me Musain a.s., por larg nga ideologjia dhe çështja ekonomike.

Inteligjenca ekonomike shpesh është dominante në organizimin kualitativ të jetës moderne duke marrë parasysh bile edhe kualitetin e ajrit që e frymojmë, bukurinë e shikimit me të cilin kënaqemi e që është i lidhur me standardin tonë ekonomik. Karakteristika kryesore e njerëzve jo inteligjent është që sistemet afatgjate financiare i zgjidhin me strategji afatshkurta.

Strategjia afatgjate është arsimimi permanent, konstant dhe zhvillim i profesioneve konkrete.

Duke na lajmëruar për standardin lakmues ekonomik të një personi, All-llahu i Madhërishëm shërbehet me një formulë jashtëzakonisht interesante duke aktivizuar me mjeshtëri fantazinë e lexuesit me vizualizimin e një shembulli çelësash të cilët me peshën e tyre seriozisht do të ngarkonin shoqërinë e njerëzve të fuqishëm.

Në Kur’anin fisnik ka shumë mënyra tejet interesante të formulimit të informatave të cilat kanë për qëllim të nxisin fantazinë e lexuesit, afrimi i vetëkonkludimeve me urtësi, bashkëngjitja me tërë tregimin etj. Një shembull i tillë është paraqitja e numrit të viteve të cilat Nuhu a.s. i kaloni në mesin e popullit të tij.

“Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet …” (El Ankebut, 14)

Dega e re e psikologjisë – programimi neurolinguistik (PNL) – na mëson që informatat të dizajnuara më të mira janë ato që prekin sa më shumë sisteme ndijore, sepse kjo është rruga më e mirë për maksimizimin e kapacitetit mendor. Kështu p.sh. më së miri mbahen në mend ajo materie e cila gjatë shtjellimit kemi përdorur shumë shqisa (p.sh. leximi me zë, përcjellja me gisht e tekstit gjatë leximit, leximi në natyrë me qëllim të asocimit të leximit me aromën konkrete etj.

Paraqitja e shembullit të çelësave në versetin e cituar kur’anor, të cilët i bartin dhjetëra njerëz të fuqishëm, prekë më së paku tre sisteme shqisore: vizuel, kinestetik dhe sistemin aditiv – duke programuar me mjeshtëri në mendjen e njeriut në mënyrë shokuese për pasurinë e paparaparë e cila ndalë frymën.

Kur’ani fisnik përmban shumë verseti që plotësojnë të gjitha ligjet e programit neuro-linguistik dhe si të tillë rrjedhin dhe ndërtojnë aparatin tonë të menduarit duke lënë hapësirë të mjaftueshëm për konkludime individuale.

Por, jo vetëm kaq.

Le të përpiqemi së bashku të llogarisim sa çelësa përafërsisht kanë qenë. All-llahu i Madhërishëm në tekstin origjinal arab, kur përshkruan numrin e bartësve të çelësave shërbehet me shprehjen “usbeh” e cila sipas gjuhëtarëve paraqet numër prej dhjetë deri në dyzet. Komentuesit klasik të Kur’anit fisnik theksojnë që fjala “usbeh” mund të paraqet numrin edhe deri në shtatëdhjetë persona.

Të njëjtën fjalë “usbeh” All-llahu i Madhërishëm e përmend në kaptinën Jusuf, në versetin në të cilin përshkruhet biseda në mes vëllezërve të Jusufit a.s. të cilët për vete thonë në një moment të argumentimit:

“… ve nahnu usbeh” “… ne jemi një grup (i fortë)” (Jusuf, 8)

Kështu ky verset kur’anor mund të jetë udhërrëfyes në precizitetin e numrit të bartësve të çelësave, duke marrë parasysh që Jusufi a.s. i ka pasur dhjetë vëllezër.

Nëse marrim numrin minimal prej dhjetë njerëzve dhe siç e dimë sa mund të jetë i fuqishëm një njeri i kohës sonë, ndërsa më parë njerëzit ishin edhe më të fuqishëm, p.sh. mund t’i bartnin edhe njëqind kilogram, kemi numrin minimal prej një mijë kilogram çelësa. Andaj mund të themi se këta janë shumë çelësa, duke marrë parasysh se çelësat në atë kohë janë bërë nga material më të buta (më të lehta).

Sistemi i fondeve dhe investimeve

Në vijim mund të shohim si është gjetur Karuni me kaq shumë çelësa dhe a thua nuk është me lehtë që pasurinë e tij ta vendoste në një hapësirë të madhe me dyer të blinduara pa harxhuar kohë me sistematizimin e çelësave dhe ruajtjen e tyre? Një ton çelësa kërkon shënimin dhe kategorizimin e tyre për t’u gjetur më lehtë në atë grumbull.

Cila është fshehtësia në ndarjen e pasurisë në sefe, dhoma apo fonde më të vogla?

Investimi në shumë fonde është metodë e rrezikut të reduktuar dhe tek vitet e fundit e fundit realizohet në ekonominë moderne të tregut. Konstanta e vetme e kësaj bote është lëvizja dhe ndryshimet, sikurse freskia e elementeve themelore të jetës – ujit dhe ajrit – në lëvizje, ashtu edhe freskia dhe rritja e kapitalit financiar në qarkullimin e tij. Ndarja e pasurisë në disa fonde ndihmon në organizimin e vetë mendimeve në fusha të ndryshme të investimit duke e bërë njeriun, por edhe vetë kombin, ekonomikisht përgjegjës. Në shumë vende të Bashkësisë Evropiane tërë sistemi ekonomik është i bazuar në sistemin e fondeve dhe shteti insiston tek qytetarët të hapin në banka fonde të ndryshme, llogari me shumë investime personale, e tërë kjo udhëheqë në organizimin e jetës ekonomike.

Ruajtja e pasurisë materiale vetëm në letër dhe vetëm në një vend bënë që i njëjti, pa u vërejtur, të harxhohet në nevojat më elementare ekzistenciale.

Thënë më thjeshtë, personi i cili posedon pesë mijë euro kapital në një xhep të palltos dhe nga kjo harxhon para për nevojat e përditshme, nuk do të ketë mendime të organizuara dhe perspektiven ekonomike si personi i cili të njëjtën shumë parash e ndanë në pesë ose në dhjetë pjesë të ndryshme duke menduar në çfarë t’i vendosë secilën pjesë të parave, duke e bërë të gjallë dhe lëvizëse.

Nga e tërë kjo mund të nxjerrim këto porosi dhe konkludime:

1. Me futë kapacitetin e kursimit paralel – investues në shumë fonde duke filluar nga mosha më e re (fëmijë) deri te niveli më i lartë (xhemati, firmat, shteti)

2. Personat të cilët nga mosha më e re kanë një fond kursimi për libra, fond të veçantë për udhëtim, për kurse të gjuhëve të huaja, aparate atraktive teknike etj., do të kanë mendime të rregullta në pikëpamje të prioriteteve jetësore, dhe kështu edhe vlerën e pasurisë që e fitojnë do të vëzhgojnë ne sasinë e librave të cilat mund t’i blejnë, numrin e përvojave të shumta të udhëtimit, gjuhëve të mësuara etj.

3. Kërcënimet afatgjate t’i mbizotërojmë në kursime, strategji afatgjate

4. Ta hulumtojmë realitetin e modelit verbal dhe komunikimit të shkruar të cilin e kemi emituar.

5. Në mënyrë të barabartë t’i shfrytëzojmë sistemet e shqisave personale, por duke i adresuar edhe të tjerët.

6. Lëvizja e drejtë (fizike, intelektuale dhe ekonomike) janë garanci e vendit më të mirë për të jetuar.

7. Gjërat më të bukura për kuptimet e Kur’anit famëlartë tek duhet të thuhen.

Përgatiti: Dr. Ali Iljazi

 

*Reflektimet e autorit, paraqesin qëndrimet e tij personale, dhe jo domosdoshmërisht atë që është edhe komentimi dhe qëndrimi më i saktë fetar, në të njejtën kohë nuk reflekton as qëndrimin e redaksisë.

Artikulli paraprakASK dhe IAP nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit
Artikulli tjetërTë ndryshuarit nga plogështia në arritje të larta, nga varësia në pavarësi prej të tjerëve